Kryeministri: Në Kanada s’ka më vend për përdorim të armëve

02 maj 2020 | 09:10

Kanadaja ka njoftuar ndalimin e zotërimit të armëve pas sulmit që la 22 të vrarë në javën që shkoi, më e rënda në historinë e vendit. Kryeministri Justin Trudeau tha sot: “Këto armë janë krijuar për një qëllim të vetëm, të vrasin sa më shumë njerëz, në një kohë sa më të shkurtër të mundshme.

Në Kanada nuk ka më vend dhe përdorim për armë të tilla. Menjëherë, nuk është më e lejuar të blihen, shiten, importohen apo përdoren armë ushtarake sulmi në këtë vend”.

Pas sulmit makabër në rajonin Nova Scotia, Trudeau tha se qeveria e tij do të punojë për kufizimin e armëve dhe se plani ishte shtyrë fillimisht prej epidemisë së koronavirusit.

Në fillim të javës policia në Nova Scotia tha se sulmuesi Gabriel Wortman ishte armatosur me dy automatikë dhe disa pistoleta automatike. Gjatë rreth 14 orëve ai vrau 22 njerëz në një komunitet të vogël. Kryeministri shtoi se do të nisë menjëherë një periudhë dy-vjeçare amnistie për të lejuar zotëruesit e armëve të përshtateshin me ligjin e ri.

Kanadaja ka një nga përqindjet më të larta të zotërimit të armëve për kokë pas ShBA-së, me rreth 34.7 armë zjarri për çdo 100 njerëz. Në SHBA ka rreth 120 armë për çdo 100 njerëz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka reaguar pas vendimit të…