Kryeministri: Po punojmë shumë në sigurimin e vaksinës kundër Covidit

13 dhjetor 2020 | 13:53

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se janë duke punuar për ta siguruar vaksinën kundër Covid-19.

Ai ka thënë se IKShPK-ja është duke u angazhuar në sigurimin e pajisjeve të nevojshme teknike për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjitha komuna.

“Po punojmë shumë në sigurimin e vaksinës. Jemi pjesë e koalicionit COVAX dhe presim të marrim vaksina për 20 për qind të popullsisë. Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to. IKShPK-ja po punon në sigurimin e pajisjeve të nevojshme teknike për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjitha komuna. Instituti ka bërë gati planin e vaksinimit, duke vendosur me prioritet të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike, krahas punëtorëve shëndetësorë të cilët janë në ballë të kësaj beteje”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hoti: Për 15 për qind ka rënë numri i rasteve të reja me Covid-19

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë një përmbledhje në…