
Kryeministri pret delegacionin amerikan në orën 18:30
Kryeministri Avdullah Hoti do ta presë sot në takim delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i Korporatës amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se takimi do të zhvillohet nga ora 18:30.
Pjesë e delegacionit është edhe emisari i speciale i presidentit amerikan së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Njoftimin për ardhjen e zyrtarëve amerikanë e ka bërë të ditur edhe Korporata Ndërkombëtare e Financave (DFC). “Delegacioni do të avancojë investimet strategjike që mbështesin diversitetin e ofertave dhe fuqizimin e pavarësisë energjetike në Greqi dhe rajonin më të gjerë. DFC do t’i vërë themelet për hapjen e një zyreje në Beograd për lehtësimin e zbatimit të projekteve që mbështesin zhvillimin ekonomik në rajon”, është thënë në njoftimin e DFC-së.