Kryeministri pret në takim kryetarin e Unionit të Bizneseve të Diasporës Nazmi Viqa dhe drejtorin financiar Vllaznim Kelmendi

18 korrik 2019 | 12:41

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e Unionit të Bizneseve të Diasporës në Gjermani, Nazmi Viqa, dhe Vllaznim Kelmendin, drejtor për financa dhe marketing.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Nazmi Viqën dhe Vllaznim Kelmendin ka biseduar për mundësitë që afaristët kosovarë ta investojnë kapitalin e tyre edhe në Kosovë.

Fotografia e Ramush Haradinaj

“Falënderues për sipërmarrësit e diasporës që po punojnë bashkë për një zhvillim dinamik të Kosovës dhe në këtë drejtim Qeverinë do ta kenë partner të përhershëm”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Jakup Krasniqi Një vendim i ligjshëm apo i paligjshëm…