Kryeministri pyet presidentin: Më sqaroni pse po merreni me çështje dytësore?

17 prill 2020 | 11:52

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër presidentit Hashim Thaçi, përmes së cilës ka qartësuar se nuk heziton t’i përgjigjet dhe as nuk e refuzon kërkesën e tij, porse është në pritje të përgjigjes nga ai për letrën e fundit të dërguar.

Ndër të tjera, në letrën e kryeministrit në detyrë Kurti dërguar presidentit Thaçi thuhet: “Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do ta përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët – COVID-19”, shkruan Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 4 093 numri i viktimave nga COVID-19…