Kryeministri Rama tregon sa do të rritet paga minimale në Shqipëri

08 shtator 2022 | 11:03

Paga minimale në Shqipëri do të rritet në 34 mijë lekë nga 32 mijë lekë që është aktualisht. Në euro i bie që paga minimale të jetë 289.09 euro.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të paketës antikrizë.

“Rritje edhe njëherë edhe brenda këtij viti e pagës minimale nga 32 në 34 mijë lekë. Nuk duhet të ketë pagë më të ulët në Republikën e Shqipërisë”, ka thënë kryeministri Rama.

Rama shtoi se “me këto ndërhyrje vlerësojmë se i kapërcejmë në aspektin financiar paketat e natyrës ‘një pako për 2 po 3 muaj’ dhe pastaj nuk ka tjetër dhe krijojmë një bazë të rëndësishme të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit”.

Kryeministri ka thënë se “garantojmë me laps në dorë mosrënien dramatike të fuqisë blerëse, por përkundrazi vazhdimin e një lëvizjeje në ekonomi sikundër e kemi parë edhe deri më sot”. /atsh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomatët iranianë kanë djegur dokumentet e tyre disa orë para…