Kryeministri Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët
05 prill 2026
| 09:10
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale një video me inteligjencë artificiale.
“Gëzuar Ditën e Re”, shkruan Rama.
Pashkët festohen të dielën, pas periudhës 40-ditore të quajtur Kreshmë që është periudha e agjërimit, ku besimtarët heqin dorë nga prodhimet shtazore.
Veza e kuqe është një veçori karakteristike e kësaj feste që simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.
Tradita e vezëve ka zanafillë pagane që vijon edhe sot e kësaj dite që simbolizon rilindjen e natyrës në stinën e pranverës. Për festën e Pashkës, besimtarët shkëmbejnë dhe thyejnë vezët e lyera.



