
Kryeministri tajlandez shmang pyetjet e gazetarëve, i spërkat me dezinfektues
10 mars 2021
| 11:40
Kryeministri tajlandez Prayuth Chan-ocha ndërpreu konferencën e tij për shtyp për t’i spërkatur me dezinfektues duarsh gazetarët në përpjekje për t’i shmangur pyetjet e vështira.
Prayuth u zhgënjye kur u pyet për një listë të kandidatëve të mundshëm për postet e lira në kabinet, pas burgimit të tre ministrave javën e kaluar.
“A ka ndonjë gjë tjetër për të pyetur?”, tha ai duke qëndruar në podium.
Në konferencën e drejtpërdrejtë, Prayuth më pas u largua nga podiumi, hapi një shishe dezinfektuesi, shkoi te gazetarët dhe spërkati secilin prej tyre ndërsa mbante një maskë kirurgjikale në fytyrën e tij, raporton “Reuters”.
Prayuth, një ish-udhëheqës i grushtit të shtetit ushtarak, është i njohur për përplasjet e tij me gazetarët./oranews/