Kryeministri takon ambasadorin britanik, flasin për sundimin e ligjit

03 korrik 2019 | 16:13

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë biseduar për angazhimet e Qeverisë për sundimin e rendit dhe ligjit në tërë vendin.

“Në vazhdën e takimeve të rregullta me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, diskutuam për zhvillimet aktuale politike, veçanërisht për angazhimin e Qeverisë për sundim të rendit e ligjit në tërë vendin, duke u kujdesur njëkohësisht për mirëqenien e qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, së…