Kryeministri viziton gjeneral Sylejman Selimin

27 janar 2019 | 18:52

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar të dielën gjeneralin Sylejman Selimi pas lirimit nga burgu.

Kryeministri përmes një postimi një llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është i lumtur që që njëri nga dalzotësit e të drejtës së shqiptarëve për të jetuar të lirë në tokën e tyre, iu rikthye familjes dhe bashkëluftëtarëve.

“Gjeneral Sylejman Selimi bëri luftën dhe paqen për të vërtetën e popullit të tij. I lumtur që njëri nga dalzotësit e të drejtës së shqiptarëve për të jetuar të lirë në tokën e tyre, iu rikthye familjes dhe bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Fotografia e Ramush Haradinaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me…