Kryeministri Xhaferi nesër viziton Tetovën, kjo është arsyeja

11 shkurt 2024 | 13:49

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nesër (e hënë) do ta vizitojë Komunën e Tetovës.

Lajmin e ka bërë me dije zëvendësi i tij, Artan Grubi.

Ai ka thënë se Xhaferi do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të shkollës fillore “Rilindja në Sellcë të Tetovës.

Kryeministri i parë shqiptar po vjen nesër në Sellcë të Tetovës për të vendosur gurthemelin e shkollës fillore Rilindja.  E hënë, 12 shkurt 2024. Ora: 10:00. Sellcë, Tetovë. U tha, u bë!”, ka shkruar Grubi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi mbrëmë ka triumfuar kundër Gironës me rezultat të…