 
                    Kryeministri Xhaferi takohet me ish-bashkëluftëtarët e tij nga Kosova
                08 shkurt 2024
                |  23:48
            
        Kryministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është mirëpritur nga ish-bashkëluftëtarët e tij nga Kosova. Kështu ka bërë të ditur ish-luftëtari i tri luftërave çlirimtare, Sadri Shala nga Kleçka heroike.
Njoftimi i plotë i Shalës:
Nder i veçantë që së bashku me bashkëluftëtarë të mirëpresim në Prishtinë ish-Komandantin tonë në UÇK, Talat Xhaferi, tani Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Jemi krenar me ty, Talat! Gjithnjë do të jemi bashkë, z. Kryeministër!
 
  
 
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        