
Kryeministrja e Danimarkës: Evropa gjendet në situatën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka lëshuar një paralajmërim të fortë lidhur me situatën aktuale të sigurisë në Evropë, duke e përshkruar atë si më të rrezikshmen dhe të vështirën që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Në një deklaratë, Frederiksen u shpreh: “Mendoj se është serioze. Mendoj se lufta në Ukrainë është shumë serioze. Kur e shoh Evropën sot, mendoj se jemi në situatën më të vështirë dhe të rrezikshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore – jo i Luftës së Ftohtë”.
Kjo deklaratë vjen në një kohë tensionesh të rritura në kontinent, veçanërisht për shkak të agresionit të vazhdueshëm rus ndaj Ukrainës dhe incidentëve të fundit me dron.
E pyetur në lidhje me ndërhyrjet me dronë, kryeministrja tregoi një qëndrim të kujdesshëm, por të vendosur: “Në përgjithësi jam në favor të rrëzimit të tyre,” u shpreh ajo, duke shtuar se “kjo duhet të bëhet në mënyrën e duhur”, ka raportuar “The Guardian”.