Kryeministrja e Estonisë mirëpret Konjufcën: Mbështesim rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

05 shkurt 2024 | 16:37

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, e ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Pas takimit, Kallas ka thënë se vendi i saj i mbështet plotësisht përpjekjet e Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së dhe NATO-s.

“Dialogu dhe integrimi evropian do të ndihmojnë në sigurimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ndodhët për vizitë zyrtare në Estoni. Ai të hënën është takuar edhe me edhe me homologun e tij. Lauri Hussar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një plumb i armës automatike është gjetur në oborrin e…