Kryeministrja e Suedisë dorëhiqet disa orë pasi u zgjodh

24 nëntor 2021 | 18:29

Magdalena Andersson ka kërkuar të shkarkohet nga posti i kryeministres.

Ajo u zgjodh sot në këtë pozitë nga parlamenti suedez.

Presidenti e ka plotësuar kërkesën e saj dhe tani pret një votim të ri të kryeministrit.

Sipas praktikës, qeveria e koalicionit duhet të japë dorëheqjen nëse një parti largohet nga qeveria.

Andersson ka informuar kryeparlamentarin Anderas Norlén se ajo është ende e interesuar të udhëheqë një qeveri njëpartiake socialdemokrate.

Kjo pasi Partia e Gjelbër kishte njoftuar më parë se kishte zgjedhur të largohej nga qeveria.

“Për mua ka të bëjë me respektin, nuk dua të drejtoj një qeveri ku mund të ketë arsye për të vënë në dyshim legjitimitetin e saj”, ka thënë thotë ajo gjatë një konference për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra tregtare ‘Plus Center Ferizaj’ është ndër qendrat më të…