Kryeministrja e Zelandës së re inkurajon të punohet katër ditë në javë

20 maj 13:31

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka inkurajuar marrëveshje pune fleksibël, siç do të ishte edhe një javë pune katër ditore, ndërsa vendi po del nga izolimi.

Një fundjavë më e gjatë ose thjeshtë më shumë fleksibilitet në punë, do të lejonte banorët e Zelandës së Re të udhëtonin më shumë në vend dhe kjo do të përkthehej në ndihmë për turizmin dhe ekonominë në një kohë kur kufijtë e vendit mbeten të mbyllura.

Kryeministrja i bëri këto komente në një bisedim ‘live’ në “Facebook”, ndërsa kthehej nga Rotorua, një destinacion i pëlqyer shumë nga turistët. Ardern është bërë e famshme në fakt për fjalimet e saj rastësore online.

“Unë dëgjoj shumë njerëz që sugjerojnë se duhet të kemi një javë pune katër ditore. Përfundimisht kjo është diçka që mund të zgjidhet nga punëdhënësit dhe punëmarrësit”, ka deklaruar kryeministrja.

Por unë do t`i inkurajoja njerëzit të mendonin seriozisht nëse janë në pozicionin e duhur për ta bërë këtë.

Propozimi sidoqoftë, i shtohet diskutimeve globale për atë se si do të duket balanca punë-shtëpi pas pandemisë. Ardern është lëvduar ndërkombëtarisht për mënyrën se si e udhëhoqi Zelandën e Re dhe e nxori vendin nga kriza e virusit, me 21 viktima të raportuara në një popullatë prej 5 milionësh.

Sondazhet e ditëve të fundit tregojnë se ajo është liderja më popullore e vendit në shekullin e kaluar./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëkryetari i Komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore dhe përfaqësuesi…