Kryeparlamentari Basha uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

01 shtator 2025 | 11:10

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit në Republikën e Kosovës.

“1 shtatori shënon një ditë të veçantë, sepse është dita kur shkollat hapin dyert për brezat e rinj, të gatshëm për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen. Shkolla nuk është vetëm vendi i dijes, por edhe hapësira ku mësohen vlerat, ku forcohet karakteri, ku kultivohet dashuria për atdheun dhe ku formohen qytetarët e përgjegjshëm të së ardhmes. Mirënjohje të thellë për mësuesit dhe edukatorët, që me përkushtim e dashuri udhëheqin fëmijët tanë drejt diturisë dhe që me shembullin e tyre ndriçojnë rrugën e brezave të rinj. Urime të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve për një vit shkollor të mbushur me suksese, frymëzim dhe arritje të reja!”, është thënë urimin e Bashës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova është afër kompletimit të transferit…