Kryeparlamentari i Iranit tallet me pretendimet e Trumpit se ShBA-ja e ka mposhtur Iranin

15 mars 2026 | 15:57

Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, është tallur me pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump se e ka “mposhtur” Iranin.

Duke iu përgjigjur një postimi në “X” për Trumpin, Ghalibaf tha se presidenti amerikan “ka pretenduar se na ka ‘mposhtur’ 9 herë në dy javët e fundit. Qesharake!”.

Nuk është e qartë se cilave nëntë komenteve po u referohet Ghalibaf, por Trumpi ka pretenduar në disa raste se ShBA-ja po e fiton luftën me Iranin.

Dje, Trumpi ka postuar në “Truth Social” se ShBA-ja “e ka mundur dhe e ka shkatërruar plotësisht Iranin, si ushtarakisht, ekonomikisht, ashtu edhe në çdo mënyrë tjetër”.

Ai ka theksuar në një tjetër postim në rrjetet sociale të premten se Irani është “plotësisht i mundur dhe dëshiron marrëveshje – Por jo një marrëveshje që unë do ta pranoja!”. /CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një moment krenarie për shkollën e futbollit Athletic Club në…