Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut: Pavarësia e Kosovës përfaqëson triumfin e vullnetit të lirë të qytetarëve
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka thënë se Pavarësia e Kosovës përfaqëson triumfin e vullnetit të lirë të qytetarëve për të ndërtuar një shtet demokratik.
Gashi ka thënë se raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë të forta duke dhënë mbështetje për Kosovën në rrugëtimin e saj.
“Pavarësia e Kosovës përfaqëson triumfin e vullnetit të lirë të qytetarëve për të ndërtuar një shtet demokratik, të drejtë dhe të orientuar drejt së ardhmes europiane. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera. Lidhjet tona fqinjësore, shoqërore dhe historike janë të forta dhe përbëjnë një themel të palëkundur për thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona. Në këtë ditë të rëndësishme, riafirmojmë mbështetjen tonë për rrugëtimin e suksesshëm të Republikës së Kosovës dhe shprehim bindjen se bashkëpunimi ynë vëllazëror do të vazhdojë të thellohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit, si dhe të avancimit të agjendës sonë të përbashkët euroatlantike”, ka thënë Gashi.



