Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut takon gazetarët

25 shkurt 2021 | 12:31

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka takuar sot gazetarët e akredituar në këtë institucion.

Ai ka thënë se gazetarët gjatë këtij takimi kishin pyetje konstruktive për aktivitetet rrjedhëse dhe të ardhshme të Kuvendit.

“Sot kisha takim të rregullt mujor me gazetarët e akredituar në Kuvend. Përsëri gazetarët kishin pyetje konstruktive për aktivitetet rrjedhëse dhe të ardhshme të Kuvendit. Përgjigjem me kënaqësi në çdo kohë ndaj të gjitha pyetjeve gazetare”, ka shkruar Xhaferi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden ka përmbysur një vendim të ish-presidentit…