
Kryeparlamentari Konjufca: Bashkëpunimi me EULEX-in, i nevojshëm
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar të premten shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar për rolin e këtij misioni në sundimin e rendit e të ligjit në Kosovë dhe mbështetjen ndaj institucioneve të saj, veçanërisht në sferën e gjyqësorit.
Kryeparlamentari Konjufca, ka thënë se sundimi i ligjit në të gjitha nivelet, duhet të jetë prioritet i institucioneve të Kosovës, ndërsa bashkëpunimi me misionet ndërkombëtare, siç është EULEX-i, është i nevojshëm.
Ndërsa Lars-Gunnar Wigemark, ka konfirmuar gatishmërinë e misionit që ai drejton, për të mbështetur Kosovën në ballafaqimin e mëtejmë të sfidave ekzistuese në fushën e sundimit të ligjit, në kuadër të procesit euro-integrues të Kosovës.
/Epoka e re/