Kryeparlamentari Konjufca dënon aktin e djegies së veturës të Sllavko Simiqit

09 janar 2020 | 17:06

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar aktin e djegies së veturës së nënkryetarit të Kuvendit, Sllavko Simiq, mbrëmë në Leposaviq.

Kryeparlamentari Konjufca ka vlerësuar se aktet e tilla kriminale, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe duke shkatërruar pasurinë e qytetarëve të Kosovës, përbëjnë shkelje të rëndë të rendit e të ligjit dhe si të tilla janë të dënueshme.

“Inkurajoj organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të venë para përgjegjësisë ligjore autorët e tij”, është thënë në reagimin e Konjufcës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti i Sindikatës Evropiane të Arsimit (ETUCE), me seli në…