Kryeparlamentarja e Zvicrës impresionohet me forcën e familjeve të Krushës

12 nëntor 2020 | 14:49

Kryetarja e Parlamentit të Zvicrës Isabelle Moret së bashku me deputetin Mauro Tuena dhe ambasadorin zviceran në Kosovë, Thomas Kolly, të enjten kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Krushë e Madhe për viktimat e luftës në Kosovë dhe personat e zhdukur.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Zvicrës në “Facebook”, Moret është impresionuar nga forca dhe guximi i familjarëve që humbën më të dashurit dhe të zhdukur.

“Delegacioni zviceran gjithashtu u mirëprit me ngrohtësi nga gratë e veja që themeluan kooperativën ‘Gratë e Krushës’. Zvicra është krenare për punën e palodhur të grave të Krushës dhe e impresionua nga cilësia e produkteve të tyre që eksportohen në Zvicër dhe më gjerë”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Let’s Do It” Kosova vazhdon monitorimin e zbatimit të Udhëzimit…