Kryeparlamentarja Haxhiu dhe ambasadori austriak bisedojnë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

18 mars 2026 | 16:16

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Georg Schnetzer.

Siç ka njoftuar Kuvendi, ambasadori Schnetzer ka shprehur ngushëllimet për humbjen tragjike të tre shtetasve tanë në ngjarjen e rëndë në Vjenë, duke ndarë dhimbjen dhe shqetësimin e përbashkët për këtë tragjedi.

“Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar. Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë me dije…