Kryeprokurori Blerim Isufaj pret në takim drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani

01 tetor 2025 | 12:22

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, z. Blerim Isufaj, priti të mërkurën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Altin Dumani.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.

z.Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërsa, z. Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben B. Gashi B.I. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit…