Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, pjesë e Konferencës Rajonale për Krimet e Luftës në Kroaci

04 shtator 2025 | 13:21

Prokurorët e Prokurorisë Speciale e Kosovës po marrim pjesë në Konferencës Rajonale për Krimet e Luftës, e organizuar në Kroaci.

Me ftesë të Kryeprokurorit të Shtetit të Kroacisë, një delegacion i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i përbërë nga Kryeprokurori z.Blerim Isufaj, dhe prokurorët e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës z. Ilir Morina dhe znj. Florije Shamolli, po merr pjesë në Konferencën Rajonale për Krimet e Luftës.

Tema kryesore e konferencës ishte bashkëpunimi ndërkombëtar dhe koordinimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës.

Në fjalën e tij, Kryeprokurori Isufaj informoi të pranishmit mbi punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në trajtimin e këtyre rasteve, angazhimin dhe përkushtimin e institucionit në hetimin e krimeve të luftës dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ndërsa, gjatë qëndrimit në Kroaci, Kryeprokurori Isufaj zhvilloi një takim pune me Kryeprokurorin e Kroacisë z. Ivan Turudic.

Ata diskutuan tema me interes të përbashkët në fushën e drejtësisë, dhe u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë mes dy vendeve.

Ndërkohë, edhe pjesëmarrësit tjerë në këtë konferencë u pajtuan për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në këtë fushë dhe në marrjen e masave që mundësojnë mbrojtje adekuate të viktimave të këtyre shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë federale amerikane ka rrëzuar shkurtimet e fondeve prej…