
Kryeprokurori Isufaj takohet me ambasadorin e Francës, diskutojnë për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës
07 mars 2025
| 19:21
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj ka pritur sot në takimambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Isufaj dhe ambasadori francez kanë zhvilluar diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Konkretisht në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Speciale dhe shtetit të Francës, përmes Ambasadës Franceze në Prishtinë, si dhe për mbështetjen e këtij shteti në ruajtën e pavarësisë institucionale.