Kryeprokurori Isufaj uron Klodian Braho për marrjen e detyrës si Kryeprokuror i SPAK-ut
22 dhjetor 2025
| 21:39
Kyreprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj, uron z.Klodian Braho me rastin e marrjes së detyrës së re si Kryeprokuror i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Me këtë rast, Kryeprokurori Isufaj falendëron drejtuesit e mëparshëm z. Arben Kraja dhe z. Altin Dumani për bashkëpunimin e shkëlqyer profesional dhe integritetin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, duke vlerësuar kontributin e rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit.
Kryeprokurori i Speciales, shpreh gatishmërinë dhe pritjen që bashkëpunimi institucional të vazhdojë në të njëjtën frymë edhe me z.Klodian Braho, në funksion të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.



