Kryeprokurori Lumezi rezulton pozitiv me Covid-19

16 gusht 2020 | 11:19

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19.

Kështu ka bërë me dije Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për Covid19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv. Nga momenti i testimit, Kryeprokurori Lumezi është vetizoluar. Gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit të Shtetit është e stabile dhe është duke e marrë trajtimin e duhur mjekësor”, bëhet me dije në njoftimin për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më vinte keq t'ia thyej ëndrrën. Ëndrrën sybukur që e…