Kryeprokurori Syla kërkon që lëndët e vjetra të trajtohen me prioritet

16 tetor 2018 | 17:50

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka mbajtur të martën takim me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq, me zëvendësdrejtorin Besim Hoti si dhe me shefat e hetimeve të Stacioneve Policore Mitrovicë-Veriu, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq dhe të trafikut regjional në veri.

Në takim është diskutuar bashkëpunimi në mes të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Policisë Rajonale të Mitrovicës, në veri, me ç’rast është konstatuar se ekziston një bashkëpunim i shkëlqyeshëm mes tyre, dhe u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të luftimit të dukurive negative në regjionin të cilin e mbulon kjo prokurori.

Po ashtu, temë e rëndësishme e takimit ka qenë diskutimi për lëndët e vjetra nëpër stacione policore, me ç’rast kryeprokurori Syla, ka kërkuar që këto lëndë të trajtohen me prioritet nëpër stacionet policore që mbulon kjo drejtori.

Gjatë takimit të lartcekurit u pajtuan që çdo muaj të ketë takime të rregullta në mes të Kryeprokurorit Syla me drejtuesit e Policisë së Rajonit të Mitrovicës në veri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe…