Kryeprokurorja: Thaçi akuzohet se sistematikisht ka ndërhyrë në dëshmitarë
Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka thënë se Hashim Thaçi akuzohet se sistematikisht dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ndërhyrë në dëshmitarë si dhe ka shkelur urdhra gjyqësor të cilët kanë synuar mbrojtjen e informacionit konfidencial.
Ndërsa, për të akuzuarit e tjerë, ajo ka thënë se kanë marrë pjesë në mënyrë të paligjshme në kryerjen e këtyre veprimeve.
“Hashim Thaçi është i akuzuar se në mënyrë sistematike dhe të vazhduar ka vazhduar që të ndërhyjë në dëshmitarë dhe ka shkelur të gjithë urdhrat e gjykatës të cilët kanë synuar mbrojtjen e informacionit konfidencial. Të akuzuarit kanë marrë pjesë në mënyrë të paligjshme në kryerjen e këtyre krimeve”, ka thënë ajo.
Përpara kësaj, kryeprokurorja ka thënë tha se të akuzuarit kanë shkelur vendime që kanë pasur synim që dëshmitarët dhe viktimat të iu mundohet që të japin dëshmi pa frikë, ndikim dhe me besim që identiteti i tyre do të mbetet konfidencial.
“Ata në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë shkelur vendimet gjyqësore të cilat kanë pasur si synim që të bëjnë të mundur që dëshmitarët dhe viktimat të japin dëshminë pa pasur frikë dhe influencë dhe që të kenë besimin që identiteti i tyre të ishte konfidencial”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se kjo dëshmohet në bazë të audioincizimeve të marrë pas autorizimeve të gjykatës. Ajo shtoi se kjo është bërë në takime të paprivilegjuara dhe jo në ato të privilegjuarat.



