Kryeqyteti me hapa konkret për forcimin e sigurisë në shkolla

04 mars 2026 | 15:06

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka prezantuar të mërkurën raportin e përgatitur nga drejtoria, ku janë identifikuar problematikat dhe sfidat me të cilat përballen shkollat e kryeqytetit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në kuadër të këtij procesi janë inspektuar mbi 60 objekte shkollore, duke vlerësuar sigurinë fizike dhe gjendjen e infrastrukturës.

“Nga këto inspektime janë identifikuar një sërë problemesh, për të cilat Kryeqyteti do të ndërhyjë drejtpërdrejt, ndërsa njëkohësisht do të kërkojë llogaridhënie nga menaxhmentet e shkollave. Për të garantuar standarde të qëndrueshme sigurie, inspektimet do të realizohen çdo gjashtë muaj, ndërsa për çështjet e sigurisë që janë në përgjegjësi të menaxhmentit të shkollave do të kërkohet përgjegjësi dhe veprim i menjëhershëm. Siguria fizike, mendore dhe emocionale e nxënësve dhe e stafit mësimdhënës mbetet prioritet i panegociueshëm për kryeqytetin”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në…