Kryeshefi i AKPPM-së, Sejdë Tolaj përfaqëson Kosovën në Podgoricë

02 dhjetor 2022 | 14:26

Kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Sejdë Tolaj me bashkëpunëtor është duke e  përfaqësuar Kosovën në konferencën rajonale “Perspektiva evropiane e CinMed përmes bashkëpunimit dhe partneritetit drejt një qëllimi të përbashkët” e cila po mbahet në Podgoricë.

Me ftesë të Institutit për barna dhe pajisje mjekësore në Mal të Zi, kryeshefi i AKPPM, Sejdë Tolaj me bashkëpunëtorë po marrin pjesë në konferencën rajonale “Perspektiva evropiane e CinMed përmes bashkëpunimit dhe partneritetit drejt një qëllimi të përbashkët” e cila po mbahet në Podgoricë nga data 01-03 dhjetor 2022.

Në këtë konferencë janë duke u trajtuar tema të zhvillimeve të reja dhe aktuale në sektorin farmaceutik, me theks të veçantë në rregulloret dhe udhëzimet ne fushën e pajisjeve mjekësore, për praktiken e mirë të shpërndarjes (GDP), praktikës së mirë të farmakovigjilences (GVP) dhe parandalimit të hyrjes se barnave të vjedhura dhe të falsifikuara në zingjirin ligjor të furnizimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se…