Kryeshefi i “Ibër Lepencit” pret në takim ambasadorin e Finlandës, flasin për projektet e kësaj ndërmarrje

03 mars 2023 | 18:24

Kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër Lepenci”, Faruk Mujka, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Finlandës në Republikën e Kosovës, Matti Nissinen.

“Ambasadori Nissinen, duke ardhur nga një vend me potencial enorm të ujit, që përdoret për pije, ujitje dhe prodhim të energjisë, veprimtari të cilën e kryen edhe ndërmarrja jonë shprehi vullnetin që t’i ndaj me ne eksperiencat e tij por edhe ekspertëve e ndërmarrjeve nga Finlanda, në të ardhmen e afërt”, ka shkruar Mujka në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se diskutuan edhe rreth projekteve aktuale dhe të ardhshme të “Ibër-Lepencit”, ku sipas tij, kjo përvojë e tyre mund të zbatohet më së lehti dhe në mënyrë më efikase.

“U pajtuam që mërgata jonë që jeton dhe vepron në Finlandë mundet me qenë urë lidhëse e fortë ndërmjet dy vendeve tona. Falënderoi ambasadorin për vizitën dhe interesimin e tij e bashkëpunimi ynë do të vazhdoj në të mirën e dy vendeve tona mike”, ka shkruar Mujka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim përfaqësues…