Kryeshefi i Kuzhinës Qendrore, Asdren Osaj: Objektivi ynë është shtrirja e shërbimit në tërë Kosovën

07 janar 2026 | 17:30

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Lokale “Kuzhina Qendrore”, Asdren Osaj, ka theksuar se synimi kryesor i ndërmarrjes është zgjerimi i shërbimeve në të gjithë territorin e Kosovës, duke e cilësuar rrugëtimin e deritanishëm si një histori suksesi pavarësisht sfidave të shumta.

Në një postim publik, Osaj ka kujtuar se ndërmarrja ka nisur punën nga zero në vitin 2022, ndërsa sot, në vitin 2026, funksionon si një strukturë e konsoliduar, e pajisur me teknologji moderne dhe e gatshme për përballjen e sfidave të reja.

“Nga hiçi në vitin 2022, në një ndërmarrje funksionale, të pajisur me teknologji të re dhe të gatshme për sfida të reja në vitin 2026. U sabotuam dhe u bllokuam në vitin 2025, por nuk u ndalëm dhe as nuk u dorëzuam. Objektivi ynë është shtrirja e shërbimit në tërë Kosovën”, ka shkruar Osaj.

Ai ka falënderuar gjithashtu kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj ndërmarrjes dhe projekteve të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar padi…