Kryeshefi i MCC-së shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë Kurti

27 maj 2021 | 18:12

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefin e stafit të tij, Luan Dalipi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim virtual me Mahmoud Bah, kryeshef ekzekutiv në detyrë i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe anëtarët e ekipit menaxherial të MCC.

Duke e uruar kryeministrin për fitoren dhe duke i dëshiruar suksese në qeverisje, Bah shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me qeverinë.

Kryeministri Kurti theksoi vizionin e tij për ta bërë Kosovën me energji të pastër, furnizim të sigurt dhe çmime të përballueshme.

Ai foli për synimin e qeverisë për të siguruar konsensus kombëtar mbi politikat e nevojshme energjetike dhe reformat institucionale që do të nevojiten për të arritur këtë vizion.

Gjatë takimit u bisedua edhe për procesin e hartimit të strategjisë së energjisë dhe planit kombëtar për energji dhe klimë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Fushë Kosovë, ka akuzuar…