Kryesia e AAK-së diskuton për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend

15 dhjetor 2021 | 19:06

Kryesia e AAK-së ka diskutuar sot për zhvillimet politike e ekonomike në vend.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se AAK-ja është gjithmonë përkrah kërkesave të qytetarëve dhe vazhdimisht do të ofrojë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët për shkak të keqqeverisjes.

Gjithashtu, Kryesia e AAK-së ka diskutuar për mbarëvajtjen e procesit të brendshëm zgjedhor në parti, që ka nisur nga fillimi i këtij muaji.

Në këtë takim u tha se pas këtij procesi të rëndësishëm, AAK-ja do të dalë shumë më e konsoliduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krerët e Lëvizjes Qytetare URA, Partia Popullore Socialiste (PKSH), Aleanca…