Kryesia e Kuvendit mblidhet pas vendimit të Kushtetueses

30 mars 2026 | 09:45

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për herë të parë pas aktgjykimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila vendosi se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka efekt juridik.

Në rend dite janë disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë ato për arsimin e lartë në Ballkanin Perëndimor, amendamentet për programet financiare IPA 2017 dhe 2018, si dhe marrëveshje kredie për projekte energjetike dhe infrastrukturore.

Gjithashtu, pritet të formohen komisione ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve në Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Bordin e RTK-së, si dhe të shqyrtohen propozime për përbërjen e komisioneve parlamentare.

Mbledhja vjen në një moment kyç për funksionimin e Kuvendit pas vendimit të Kushtetueses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë…