Kryesia e Kuvendit të hënën vendos për seancën e formimit të ushtrisë

30 nëntor 2018 | 17:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet që të hënën të marr vendim për seancën plenare në të cilën do të votohet pako e projektligjeve  për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur.

Përmes një njoftimi për medie, Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se në këtë mbledhje të kryesisë do të diskutohet edhe për pikat e papërfunduara nga seanca e deritashme plenare.

Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e sotme ka miratuar  Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me amendamente të komisionit funksional.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) e vendosi…