Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

02 dhjetor 2019 | 15:07

Në 75-vjetorin e lindjes, anëtarë të Kryesisë së LDK-së kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Është qëndresa në kohë e rrethana të vështira, vizioni i qartë i veprimit dhe orientimit politik që e bëri Presidentin Rugova fundament të shtetësisë së Kosovës, ndërsa për ne një frymëzim për ta vazhduar rrugën dhe filozofinë e tij politike e shtetndërtuese”.

“Atij i përkasin vetëm ditëlindjet, sepse është vepra dhe angazhimi i tij politik e intelektual, prej një burrështetasi, që e lartësuan në përjetësi”, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Pas homazheve, Kryesia e LDK-së ka vizituar familjen Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Vushtrrisë e ka mbyllur sezonin vjeshtor me fitore,…