Kryesia e LDK-së mblidhet në selinë qendrore
23 prill 2020
| 10:15
Në selinë qendrore në Prishtinë në mëngjesin e sotëm është mbledhur Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila do të marrë një vendim për formimin e qeverisë së re dhe, pas mandatimit nga presidenti, do ta zgjedhë emrin e mandatarit për t’ia dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për ta nisur procedurën për formimin e qeverisë së re pa shkuar në zgjedhje. Këtë qeveri LDK-ja synon ta bëjë me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe komunitetet.



