Kryesia e PDK-së nominon Petrit Hajdarin për kryetar të Drenasit, eliminohet Ramiz Lladrovci

27 korrik 2025 | 18:06

Kryesia e PDK-së nën drejtimin e kryetarit Memli Krasniqi sot ka mbajtur një mbledhje me rëndësi në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në mesin e pikave të rendit të ditës, ka qenë edhe nominimi i kandidatit për kryetar të Drenasit nga radhët e kësaj partie, ku kanë qenë dy emra për votim, Ramiz Lladrovci dhe Petrit Hajdari.

Burime të Veriu.info nga PDK bëjnë të ditur se Kryesia e PDK-së më shumicë të votave ka nominuar Petrit Hajdarin për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e tetorit.

Siç bëhet e ditur se nga 31 anëtarë të Kryesisë që kanë marrë pjesë në votim, 26 prej tyre kanë votuar për Petrit Hajdarin, ndërsa 6 vota kanë qenë për Ramiz Lladrovcin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e PDK-së nën drejtimin e kryetarit Memli Krasniqi sot…