Kryesia e Vetëvendosjes nis mbledhjen për dorëheqjet

10 janar 17:02

Pas dorëheqjeve të shumta që kanë ndodhur javëve të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, sot është mbledhur Kryesia e kësaj lëvizje në Prishtinë.

Deri më tani janë parë duke hyrë brenda selisë së Vetëvendosjes: Ismajl Kurteshi, Sami Kurteshi, Hydajet Hyseni, Albulena Haxhiu, Dukagjin Gorani, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Rexhep Selimi etj.

Në këtë mbledhje ka arritur edhe kandidati i vetëm zyrtar deri më tash për kryetar të LV-së, Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

/Telegrafi/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës po mbajnë…