Kryesuesi i Bordit të ‘Trafikut Urban’, Ylber Çitaku, njofton për kategoritë e liruara nga pagesa

27 shtator 2025 | 09:17

Kryesuesi i Bordit të NPK ‘Trafiku Urban’, Ylber Çitaku, ka njoftuar për vendimin e Bordit që disa kategori në Prishtinë të lirohen nga pagesa në autobusët urbanë. Përveç kategorive të liruara më herët me kërkesë të kryetarit të Prishtinës, tashmë përfshihen edhe stafi shëndetësor, mësimor dhe punonjësit e administratës.

Njoftimi i plotë i Çitakut:

Nga 1 tetori, transporti urban në Kryeqytet do të jetë falas për këto kategori:

– Stafin shëndetësor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit.

– Stafin mësimor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve arsimore, përfshirë edhe ato parashkollore.

– Të gjithë punonjësit e administratës së Kryeqytetit, në të gjitha nivelet, përfshirë edhe institucionet vartëse të tij.

– Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Kryeqytet.

– Të gjithë studentët e institucioneve arsimore në Kryeqytet.

Deri më tani, kategoritë e liruara nga pagesa në autobusët e NPK “Trafiku Urban” Sh.A. Prishtinë ishin:

– Fëmijët deri në moshën 7-vjeçare

– Personat me aftësi të kufizuara

– Veteranët me statusin “Veteran Luftëtar i UÇK-së”

– Familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve të luftës së UÇK-së

– Invalidët e UÇK-së me vendbanim në Prishtinë

– Pensionistët e Komunës së Prishtinës

– Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

– Policia e Kosovës

– Zjarrfikësit

– Nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës

Pas një angazhimi të pandërprerë prej rreth 12 vitesh, nga të cilat 2 vitet e fundit në cilësinë e Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve të NPK “Trafiku Urban” Sh.A. Prishtinë, hap pas hapi po i afrohemi qëllimit tonë – transportit publik pa pagesë për të gjithë qytetarët.

Faleminderit të gjithë atyre që besuan ne këtë ide.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Arifi, u ka bërë thirrje qytetarëve…