Kryetari Aliu takon shkrimtarin Adil Olluri

05 janar 2024 | 08:38

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, është takuar dje me shkrimtarin Adil Olluri.

Aliu ka treguar se me Ollurin kanë qenë shokë klase.

“Autori, shoku im i klasës Adil Olluri i shoqëruar nga poligloti Elvi Sidheri, në zyrën time më dhuroi 3 nga librat të shkruara nga ai, me tituj “Kthimi i babait”, “Vdekja e Omerit” dhe “Bartësi i shpirtrave të përzënë”, shkroi ai në Facebook.

Kryetari njoftoi, po ashtu, se librat e Ollurit do të jenë pjesë e bibliotekës së qytetit.

“Për më tepër, titujt e autorit Olluri do të jenë në dispozicion për lexim edhe në Bibliotekën e Qytetit, për shkak të gjestit vullnetmirë nga Adili për dhurimin e një sasie tirazhi për lexuesit e interesuar në Bibliotekën që është para përurimit.

E falënderoj shkrimtarin Olluri për vizitën dhe librat e dhuruara mua e Bibliotekës sonë të re, me dëshirën për suksese të shumta në rrugën e shkronjave të pafumdme nga pena e mbarë!”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata në pikat kufitare në të gjithë vendin mëngjesin e…