
Kryetari Ballazhi pret në takim komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, kolonelin Lorenzo Mangia
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka pritur në takim komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, kolonelin Lorenzo Mangia. Kështu është bërë e ditur nga vet Ballazhi. Ballazhi i cili njëherit është edhe kandidat për kryetar të kësaj komune ka thënë se kanë diskutuar për gjendjen dhe mirëqenien e qytetarëve, sfidat dhe synimet e përbashkëta, si dhe fushat e bashkëpunimit në të ardhmen.
Njoftimi i plotë:
TAKIM ME KOMANDANTIN E KFOR-it RC-W, KOLONEL LORENZO MANGIA
Kisha kënaqësinë të pres komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, kolonelin Lorenzo Mangia, të cilin e urova për marrjen e detyrës, e poashtu edhe mirënjohjen për përkrahjen nga çdo komandë që e merr detyrën.
Diskutuam për gjendjen dhe mirëqenien e qytetarëve, sfidat dhe synimet e përbashkëta, si dhe fushat e bashkëpunimit në të ardhmen. Po ashtu, e njoftova për zhvillimet dhe projektet që po realizohen në Han të Elezit.