Kryetari Ekrem Kastrati do të betohet nesër në Kuvendin Komunal të Malishevës

02 dhjetor 2025 | 11:54

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka ftuar anëtarët e zgjedhur të Kuvendit të Komunës së Malishevës, që të marrin pjesë në mbledhjen e parë inauguruese, që do të mbahet më 3 dhjetor 2025, ditë e mërkurë.

Po ashtu në këtë ditë do të bëj betimin edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Në ftesë bëhet  e ditur edhe procedura, ku anëtarët e kuvendit duhet të japin betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Ceremonia fillon në ora 10:00 dhe mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona pret sonte Atletico Madridin në “Spotify Camp Nou”, një…