Kryetari Elezaj takohet me Imzot Dodë Gjergjin

23 janar 2020 | 14:39

Kryetari i Komunës së Klinës,  Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të komunës, kanë pritur në takim Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin, me të cilin kanë biseduar për sfidat, nevojat dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Kryetari Elezaj ka falënderuar Imzot Dodë Gjergjin për vizitën e realizuar, duke thënë se institucionet komunale do të jenë çdo herë të gatshme për bashkëpunim, me institucionet fetare dhe palët tjera që shprehin interes.

Në anën tjetër, Ipeshkvi Gjegji ka shprehur falënderim për pritjen dhe bashkëpunimin e realizuar deri më tash nga Komuna, duke theksuar se diversiteti fetar është pasuri e jona të cilën duhet ta ruajmë si vlerë e popullit të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Carlos Tevez kishte paralajmëruar ditë me parë se do…