Kryetari Faton Peci themelon Komisionin për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, sot ka marrë vendim për themelimin e Komisionit për Identifikimin e Nevojave për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore, si një nga vendimet e para të mandatit të tij.
Me këtë vendim, kryetari Faton Peci, thekson përkushtimin e tij institucional për krijimin e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës, ku çdo fëmijë trajtohet me dinjitet dhe merr mbështetjen e nevojshme.
Komisioni do të ketë rol kyç në identifikimin e saktë dhe profesional të nevojave të nxënësve, me fokus të veçantë tek fëmijët me vështirësi në të nxënë dhe ata me nevoja të veçanta arsimore.
Komuna e Mitrovicës, nën udhëheqjen e Kryetarit, Faton Peci, do të vazhdojë të ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e kushteve arsimore dhe sociale për të gjithë fëmijët, pa përjashtim.



