Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së: Edi Rama e urrën Kosovën

01 prill 2018 | 17:25

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Petrit Vasli, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Shqipërisë për vendosjen e taksës rrugore për Rrugën e Kombit, ka thënë se kryeministri Edi Rama e urrën Kosovën.

Vasli në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Rama i sheh qytetarët e Kosovës si klientë.

Postimi i plotë i Vasilit:

Sa shumë e urren kryeministri Kosovën

Sot kryeministri pati vetëm një moment sinqeriteti. Ai e tregoi qartë dhe egër urrejtjen dhe përbuzjen ndaj Kosovës.

Ai me arrogancë dhe përçmim i tregoi derën Kosovës, tregoi se nuk i bëhet vonë fare për interesat ekonomike të saj, tregoi se Kosova është si të gjithë shtetet e tjera në glob, tregoi se e përbuz Kosovën dhe drejtuesit e saj dhe as begenis të flasë fare me ta për asnjë problem.

Shkurt për kryeministrin, që urren Kosovën ajo është thjesht një klient. Për kryeministrin me antishqiptar të historisë Kosova nuk është vendi i vëllezërve tanë të një gjaku, nuk është vendi i martirizuar nga gjenocidi serb, nuk është një djep i patriotizmit dhe atdhedashurisë, nuk është vendi i mendjeve të ndritura e shumë të dashura shqiptare, për të është thjesht një klient, që s’ka nga t’ia mbajë dhe do kalojë të Rruga e Kombit ku pret t’i plaçkitë ky kryeministër antishqiptar.

Ky është turpi më i rëndë i këtij kryeministri. Për ne të gjithë Kosova është dhe do të jetë në jetë të jetëve vendi i dashur i vëllezërve tanë të një gjaku dhe Rruga e Kombit një arterie ku vëllezërit të lëvizin lirshëm si në shtëpinë e tyre.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me rastin e festës së…